Loja ka përfunduar

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “GILLETTE Formula 1”

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale “Gillette Formula 1” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Gillette Formula 1” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 6 Dhjetor 2017 ora 00:01 deri më 31 Mars 2018 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Gillette Blue III.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Gillette Formula 1” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Gjatë fushatës promovuese konsumatoret mund të marrin pjesë në mbledhjen e pikëve të promocionit “Gillette Formula 1” duke blerë një nga paketimet Gillette Blue III si edhe në hedhjen e shorteut në datën 4 Prill 2018.

Për të marrë pjesë në mbledhjen e pikëve duhet të grumbullohen kodet promocionale Gillette që gjenden brenda paketimeve Gillette Blue III dhe që kane një stiker komunikimi të këtij promocioni. Brenda çdo paketimi Gillette Blue III me stikerin komunikues të lojës promovuese, konsumatori do të gjejë kodin promocional alfanumerike 6 shifrore (psh: 0EJ62Q) i cili duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajgillette.al.

Kodet promocionale të rregjistuara ne www.luajgillette.al sipas paragrafit me sipër, vlejnë automatikisht edhe për pjesëmarrjen në shorteun e datës 4 Prill 2018 për të fituar 10 “Xhaketa të klubit të Formula 1” si edhe 1 biletë për të parë Live garën Formula 1 në Francë – përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel”.

Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke seleksionuar një kod promocional nga të gjithë gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Kohëzgjatja e Lojës Promocionale

Regjistrimi i kodeve Gillette në faqen zyrtare www.luajgillette.al do të jetë e mundur duke filluar nga data 6 Dhjetor 2017 ora 00:01 dhe afati i fundit i regjistrimit të kodeve do të jetë data 31 Mars 2018 ora 23:59.

3. Çmimet, regjistrimi i kodeve Gillette dhe Dhuratat për çdo pikë të grumbulluar

Loja do të ketë:
a) 10 fitues “Xhaketa të klubit të Formula 1”
b) 1 fitues “1 bileta për të parë Live garën Formula 1 në Francë – përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel”
c) Dhuratat (Shkumë Rroje Gillette 200ml e Paketim Gillette Mach 3 ) sipas pikëve të grumbulluara.

Gjatë fushatës promovuese, në tregun shqiptar do të jenë të disëponueshme në pikat e shitjes për konsumatorët 10’000 produkte Gillette BLUE III në paketimet me 3, 3+1, 6 dhe 6+2 copë të etiketuar me të dhënat e lojës promocionale që do të kenë të përfshirë në paketim kodin promocional. Këto produkte Gillette Blue III që kanë të përfshirë në paketim një kod të vlefshëm për regjistrimin në fushatën promovuese identifikohen nëpërmjet një stikeri të ngjitur mbrapa paketimit.

Një kod promocional brenda produktit Gillette BLUE III ne paketimet me 3 dhe 3+1 copë është i barazvflefshëm me 1 pikë.

Një kod promocional brenda produktit Gillette BLUE III ne paketimet me 6 dhe 6+2 copë është i barazvflefshëm me 3 pikë.

Për çdo kod të regjistruar në faqen zyrtare www.luajgillette.al konsumatori grumbullon pikë. Një konsumator mund të regjistrojë vetëm një herë një kod promocional Gillette.

• Konsumatori i cili grumbullon 4 pikë nëpërmjet regjistrimit të kodeve promocionale fiton 1 Shkumë Rroje Gillette 200ml.

4 pikë = 1 Shkumë Rroje Gillette 200ml

• Konsumatori i cili grumbullon 7 pikë nëpërmjet regjistrimit të kodeve promocionale fiton një Paketim Gillette Mach 3: Makinë Rroje Mach3 + Gel Rroje Mach 3 Extra Comfort 75ml.

7 pikë = 1 Paketim Gillette Mach 3

Në vlerë monetare, çmimi i:

a. Xhaketa e klubit të Formula 1 është 24,300 lekë me TVSH (20,250 lekë pa TVSH)
b. Paketës, “1 bileta për të parë një garë të Formula 1 – përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel ”, është 200,000 lekë me TVSH (166,667 lekë pa TVSH)
c. Shkumë Rroje Gillette 200ml është 157 lekë me TVSH (131 lekë pa TVSH)
d. Paketim Gillette Mach 3 është 444 lekë me TVSH (370 lekë pa TVSH)

Nga pjesëmarrësit në lojë do të përzgjidhen në total 11 fitues të çmimeve të mëdha (1 Udhëtim në Francë për të parë Live garën Formula 1 dhe 10 xhaketa të klubit Formula 1).

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si pasojë i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

Total Lista e dhuratave dhe vlera në Lekë

Xhaketa të Klubit të Formula 1
Sasia: 10 copë
Cmimi pa TVSH: 20,250
Vlera pa TVSH: 202,500
Vlera te TVSH: 40,500
Vlera Total në Lekë: 243,000

Udhëtim në Francë për të parë Live garën e Formula 1
Sasia: 1 copë
Cmimi pa TVSH: 166,667
Vlera pa TVSH: 166,667
Vlera te TVSH: 33,333
Vlera Total në Lekë: 200,000

4. Pritshmëritë për pjesmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 10’000 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në Lojë është e hapur për të gjithë konsumatorët 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve “Gillette Blue III” me stikerin komunikues të këtij promocioni pas paketimit në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë.

Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Kushtet për pjesmarrje në lojë:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve promocionale Gillette Blue III, regjistrojnë kodin promocional dhe japin të dhënat personale (si emër, mbiemër, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj) në faqen zyrtare të internetit të organiazatorit www.luajgillette.al

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë fushatë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.
Gjatë periudhës së Lojës Promocionale, të gjithë konsumatorët që bëjnë një blerje produkteve Gillette Blue III do të përfitojnë një shans për të fituar:

a) 1 nga 10 “Xhaketa të klubit të Formula 1”
b) 1 bilete për të parë Live garën Formula 1 në Francë – përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel”
c) Dhurata sipas pikëve të grumbulluara (Shkumë Rroje Gillette 200ml e Paketim Gillette Mach 3)

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale:
Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Regjistrimi
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Çdo kod promocional i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë për paketimet me 3 e 3+1 copë Gillette Blue III dhe 3 pikë për paketimet me 6 e 6+2 cope Gillette Blue III .

Një konsumator mund të regjistrojë një kod promocional Gillette vetëm një herë.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në fushatën promovuese.

7. Përzgjedhja e dhuratave

Në faqen zyrtare www.luajgillette.al, seksioni “Dërgo Kodin”, konsumatorit do i kërkohet të vendosë adresën e e-mail dhe kodin promocional të gjendur brenda paketimit Gillette Blue III të stikeruar me informacionin e fushatës promovuese.

Mbas proçesit të verifikimit të kodit promocional, konsumatorit do ti shfaqet një mesazh “Kodi u Pranua” dhe do i shfaqet faqja për të plotësuar të dhënat personale: emër, mbiemër, numër telefoni dhe qyteti.

Pas dërgimit të të dhënave në sistem, përdoruesit do i shfaqet një faqe e cila do të paraqesë opsionet:
1- Numri total i pikëve të grumbulluara;
2- Lista e dhuratave që mund të përfitohet me nivelin e pikëve të grumbulluara.

Në këtë fazë, konsumatori mund të klikojë dhuratën në rast se do të tërheqë dhuratën ose të proçedojë me grumbullimin e pikëve dhe përzgjedhjen e dhuratës ta kryej në një moment të dytë.

Në momentin që konsumatori përzgjedh dhuratën, konsumatorit i zbriten pikët e përdorura nga totali i pikëve të grumbulluara. Në këtë moment, një mesazh i dërgohet organizatorit ku identifikohet konsumatori dhe dhurata e përzgjedhur.

Për çdo kod promocional të regjistruar online, konsumatori duhet të ruajë kodin promocional të gjetur brenda paketimit Gillette deri në momentin e marrjes në dorëzim të dhuratës të përzgjedhur.

Çdo fitues mund të jetë subjekt i verifikimit të mëtejshëm nga Marketing & Distribution para shpalljes së tij. Në rast verifikimi, bashkë me kodin promocional fituesi duhet patjetër të paraqesë edhe kuponin tatimor për të verifikuar blerjen.

Përzgjedhja e dy çmimeve: “1 Biletë për të parë Live një garë të Formula 1” dhe “10 Xhaketa të klubit të Formula 1 ”, do të bëhet në mënyrë rastësore nga sistemi në datën 4 Prill 2018 në ambientet e Marketing & Distribution në orën 15:00.

Mbasi përzgjidhen fituesit e çmimeve të mëdha, personat e përzgjedhur njoftohen nëpërmjet një telefonate rreth llotarisë dhe në moment lihet një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar proçedurën e llotarisë.

Në rast se mbas tre telefonatash të njëpasnjëshme në numrin e zgjedhur për arsye të ndryshme nuk bëhet i mundur kontaktimi atëherë do të kontaktohet kuponi i parë rezervë i përzgjedhur. Për kuponin e rezervë ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër. Ky proçes vazhdon deri në kontaktimin e fituesve.

Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahet dhe Proces Verbali përkatës.

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një telefonate në numrin e telefonit ose email-it të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet një mjeti identifikimi që korespondon me të dhënat personale të regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Në të kundërt, në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermjet reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.